Ariana Grande bën tatuazh në nder të vjehrrit

Ariana Grande vendosi që tatuazhin e radhës t’ia kushtonte të atit të ndjerë të Pete Davidson-in, të fejuarit të saj. Siç mund ta kuptoni nga fotot e mëposhtme, ajo mban në pjesën e përparme të këmbës numrin “8418”.

Ky numër i referohet numrit të distinktivit që i ati i Pete Davidson, Scott Davidson, mbante varur ditën kur u nda nga jeta. Ai ishte zjarrkës
dhe mbeti i vrarë gjatë sulmit të Kullave Binjake më 11 shtator të vitit 2001.

Të njëjtin tatuazh mban edhe Pete në pjesën e përparme të parakrahut.

Share With:
Translate »
1001 Views