Arilena Ara përlotet në emision, na preku të gjithëve

Familja është e shenjtë për të gjithë, sado të famshëm ose arritje të kemi në jetë, tek familja bëhemi njerëz të vegjël, ata që kemi gjithmonë. Edhe Arilena Ara, sado suksese të ketë, për familjen vazhdon të mbetet e vogla e shtëpisë. Sonte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Arilena është përlotur teksa fliste për babin, mbështetjen e saj më të madhe. Që kur mori pjesë tek Gjeniu i vogël, babi i saj ishte kudo me të.

Fatkeqësisht babai i Arilenës nuk jeton më dhe këngëtarja sonte për herë të parë ka folur për të. Nuk ka zgjedhur të flasë më parë jo sepse nuk i mungon, por ndihet më e mbrojtur kur nuk flet për të, pasi sa herë e përmend preket.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”,-u shpreh Arilena.

Në fakt Arilena na ka prekur të gjithëve sonte…

Share With:
Translate »
1134 Views