Arjola Shehu na njeh me motrën e madhe
Arjola Shehu ka nisur të miqësohet me publikun e saj. Shenjë e kësaj është ndarja dhe e jetës private me ta. Ndërsa i gjithë Instagram-i është i mbushur vetëm me fotot e moderatores, në Instastory, dje ka publikuar një foto familjare. Është me njeriun që i vjen gjithmonë në ndihmë, motrën e madhe, Blertën.
“Ajo që më shpëton gjithmonë”, shkruan Ajola në këtë foto, ku të krijohet përshtypja që dhe rripin e sigurimit ia ka sugjeruar e motra para se të niseshin.

Më parë, moderatorja kishte folur për familjen duke publikuar disa foto fëmijërie me të motrën, ndërkohë tani mund t’i shohim të dyja të rritura.

E megjithatë ato mbeten njëlloj të afërta, gjithmonë.