Arjon Muça tregon momentin e parë kur pa motrën që kishte hequr vetullat: E konsideroja vëlla të vogël
Arjon Muça ishte i ftuar sonte në emisionin Soiree në Top Channel, bashkë me motrën e tij. Kur ishte e vogël, Frensi ishte si djalë, vishej me atlete, nuk lyhej fare. Dhe Arjoni tregon se, kur u kthye nga Italia, ku ndenji tre vjet, pa që motra e tij, të cilën e konsideronte si vëlla të vogël, ishte bërë një zonjushë. Arjoni tregon momentin kur pa për herë të parë që motra kishte hequr vetullat.
“Frensi u bë gocë, gocë, rreth moshës 16-vjecare. U ndamë për 3-vjet nga njëri-tjetri. Unë ika në Itali, ajo ndenji në Shqipëri. Kur u ktheva Frensi ishte bërë një zonjushë. Ishte një moment i vështirë për mua kur pashë motrën që kishte hequr vetullat. Ishte bërë një zonjushë. Vëllai m’u bë motër (qesh)”,- tha Arjoni.