Armina Mevlani kërkon të bëhet me fëmijë: Dua ta përjetoj!
Armina Mevlani mbetet aktive në rrjetet sociale dhe në ekranet televizive.
Blogerja ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet ndjekësit.
“A je shtatzënë?”– e pyet dikush ndërsa Mevlani përgjigjet: Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt.
Mesa duket, Armina tashmë po mendon të krijojë dhe një familje me partnerin e saj djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, me të cilin është në një lidhje prej 9 vitesh.
