“Arratisja nga ferri”, video e shpëtimit të 13 fëmijëve të torturuar nga prindërit

Ky është momenti kur disa prej 13 fëmijëve të mbajtur në robëri nga prindërit e tyre në ‘shtëpinë e horrorit’ në Kaliforni u shpëtuan nga policët.

Pamjet, që janë publikuar për herë të parë, tregojnë fëmijët që shoqërohen nga policia ndërsa largohen nga shtëpia, pas arrestimit të prindërve të tyre David dhe Louise Turpin në Perris.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes pasi njëra nga vajzat, 17 vjeç arriti të arratisej nga një dritare e ti lajmëronte.

Policia nxjerr të rinjtë nga shtëpia ku ishin mbajtur të lidhur me zinxhirë në shtretërit e tyre dhe ku u torturuan nga për vite me rradhë. Disa prej fëmijëve shihen duke vrapuar drejt furgonit të policisë në kërkim të lirisë.

Detajet e gjendjes së tyre të tronditur kanë filluar të publikohen pasi çifti i kalifornian nuk u deklaruan fajtorë të enjten përkundër dëshmive të tmerrshme ku tregohen sesi i kanë mbajtur fëmijët të kyçur në dhomat e tyre, të lidhur me zinxhirë në shtretër dhe duke i lejuar ata të bëjnë dush jo më shumë se një herë në vit.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe gruaja e tij Louise Anna Turpin, 49 vjeç, që kishin regjistruar shtëpinë e tyre si shkollë, u përballën me u goditën me 12 akuza për torturë, 12 për burgim, gjashtë për abuzime të fëmijëve dhe gjashtë për abuzim me një të rritur.

Ata erdhën në gjykatë të veshur me të zeza me duart dhe këmbët e lidhura.

Të 13 fëmijët janë duke u trajtuar për kequshqyerje dhe janë duke kaluar nëpër teste të tjera diagnostikuese.

Mike Hestrin, Prokurori i Qarkut tha në një deklaratë se të gjithë fëmijët i ishin nënshtruar ‘abuzimit të zgjatur’, nuk u lejuan të hanin më shumë se një herë në vit dhe nuk kishin mundësi të shihnin një dentist apo mjek.

Ai gjithashtu u shpreh se vajza e tyre 17 vjeçare, ishte përpjekur edhe një herë tjetër të arratisej, 2 vite më parë duke marrë 1 nga fëmijët e tjerë, që u frikësua dhe u kthyen mbrapa. Adoleshentja ishte aq shumë e lodhur saqë policët menduan se ishin një fëmijë i vogël.

Share With:
Translate »
919 Views