Arrestohet babai 57-vjeçar, braktisi djalin minoren në Itali
Ditën e sotme janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, për shkak se kishin shkelur rregullat e emigracionit në zonë Shengen.
Mes të rikthyerve në Shqipëri ishte dhe një 57-vjeçar i cili kishte udhëtuar drejt Italisë me djalin e tij, por nuk u kthye bashkë me të.
Shtetasi me inicialet S.D 57 vjeç akuzohet për kryerjen e veprës penale “Braktisje e fëmijës”.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të deportuar.
Gjithashtu u është refuzuar dalja 35 shtetasve shqiptarë, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.
Për shtetasin me iniciale S.D., 57 vjeç, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale të “Braktisjes së fëmijës”, pasi në datën 13 janar 2018, ka udhëtuar nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë së bashku me djalin 17 vjeçar dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më parë, pa të.
Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë legjislacionin kundër migracionit të parregullt.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.