Arsyeja përse Tom Cruise prej 5 vjetësh refuzon të shohë vajzën e tij të vetme është kaq absurde
Tom Cruise e ka sunduar ekranin e vogël prej dekadash tashmë. Është një nga aktorët më të famshëm e më të dashur të Hollivudit, por si baba, lë për të dëshiruar. Prej 5 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).
Cila është arsyeja? Spekullime ka shumë, por revista Star pretendon se e ka gjetur arsyen e vërtetë. Sipas saj, shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia. Krerët e kishës, thotë Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë. Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj.