Arsyeja pse Princesha Charlotte në çdo dalje publike vishet me fustane

Princesha Charlotte që në këtë moshë është kthyer në një burim frymëzimi për të gjithë fëmijët në mbarë botën. Në çdo dalje publike Princesha shihet e  veshur me fustane dhe flokë të kapura me një kordele të vogël. Zakonisht veshjet e saj i zgjedh Kate Middleton dhe ajo gjithmonë kujdeset që Princesha Charlotte të vishet me fustane.

Kjo zgjedhje ka të bëjë me traditën që familja mbretërore ndjek prej shekujsh. Vajzat e vogla gjithmonë veshin fustane kur dalin në publik dhe kjo vjen që nga koha viktoriane. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Princesha Charlotte e ka të ndaluar të veshë pantallona, por veshja e fustaneve është një lloj formaliteti i familjes mbretërore. Ekspertja e familjes mbretërore, Marlene Koenig, ka thënë për ‘Hello’ se kur fëmijët luajnë në kopshtin e pallatit veshin rroba të zakonshme dhe nuk kujdesen shumë për ndjekjen e “rregullave”. Gjithashtu edhe Princi George për shkak të traditës në dalje publike gjithmonë vishet me pantallona të shkurtra. Veshja me pantallona të shkurtra tregon se ai është anëtar i elitës së klasës së lartë britanike dhe i treti në radhë për fronin.

Share With:
Translate »
995 Views