Arta Bajrami publikon foton e parë të vajzës së porsalindur, ja si duket Elektra

Më 28 dhjetor të vitit që lamë pas, Arta Bajrami u bë nënë për herë të tretë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti vendosën ta quajnë Elektra. Lajmin e bukur e dha për publikun, vëllai i Artës, reperi Don Arbas ndërsa vetë këngëtarja ka qëndruar e heshtur këto kohë. Mirëpo ditën e sotme, Arta më në fund i ka prezantuar të gjithë me Elektrën duke postuar një foto të vogëlushes. Kujtojmë që këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Xhim Sekiraqa kanë edhe një vajzë me emrin Viktoria dhe djalin me emrin Ideal Morris.

Share With:
Translate »
737 Views