Arti, djali Ermal Fejzullahut shfaq një tjetër talent në art përveç atij të babit dhe gjyshi Sabriut | Video
Arti është djali i vetëm nga 3 fëmijët e Ermal Fejzullahut. Babai i tij dhe gjyshi njihen nga publiku si këngëtarë shumë të dashur. Nëse talentin e Ermalit e dimë vetëm në muzikë, gjyshi Sabriun e dimë që është një aktor i zoti pasi ka mbaruar edhe studimet në atë fushë.
Por ndryshe nga babi dhe gjyshi, Arti ka shprehur një talent tjetër. Atij i pëlqen të pikturojë dhe me sa duket nuk mbetet vetëm në kuadrin e pasionit. Mbrëmjen e sotme, Ermali ka ndarë një video ku Arti tregon vizatimet e tij dhe duket që është vërtet i talentuar. /Kids’ Time