“Artist në shpirt dhe vepra”/ Enca humb njeriun e shtrenjtë: I pari që besoi tek unë (FOTO)
Ditën e djeshme, Enca Haxhia ka zbuluar përmes postimeve në “Instastory” se ka humbur një njeri shumë të dashur për të e për familjen e saj, gjyshin.
Këngëtarja e njohur ka postuar disa foto të gjyshit, duke treguar gjithashtu se ka qenë i pari që ka besuar tek talenti i saj në muzikë.

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kam afër zemrës nu ki ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta”, shkruan Enca.
“Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr.1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, tregon këngëtarja.


