Artistët më të mëdhenj botërorë sjellin këngë për viktimat e zjarrit në Londër

Artistët e industrisë muzikore janë bashkuar të gjithë për të ndihmuar të gjithë ata që janë prekur nga zjarri i tmerrshëm në Londër. Fotografitë e xhiruara në prapaskenën e regjistrimit të këngës së tyre dedikuar katastrofës së “Grenfell Tower” janë publikuar. Me pjesë marrjen e Rita Ora-s, Jessi J, Louis Tomlinson, Leona Lewis, Paloma Faith, Stromz, pianistit Tokio Myers, Robbie Williams, Emili Sande, James Blunt, James Arthur dhe shumë të tjerë, ky projekt muzikor është publikuar ditën e sotme nëpër të gjitha radiot britanike. “Bridge Over Troubled Water” titullohet kënga, të ardhurat e të cilës do të shkojnë në ndihmë të personave që u prekën nga zjarri në Londër.

Share With:
Translate »
734 Views