Artjola Toska flet për lajmet mbi shtatzëninë: Më uruan të gjithë!

Këngëtarja e njohur Artjola Toska ka komentuar lajmet e rreme ku u përfol lidhur me shtatzëninë e mundshme të saj.

Në një prononcim për emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja theksoi se fillimisht nuk i mori seriozisht të tilla lajme, por më pas nisi të shqetësohej.

“I prita e habitur. Nuk ka çift që nuk do të realizojë…ato janë punë të Zotit, asnjë nuk i di. Në fillim nuk i vura rëndësi shumë, e mora me shaka e thashë do harrohet, kushedi si qarkullojnë lajmet. Sajesa si përherë, nuk jap as intervista që t’i jap material këtyre portaleve apo ku di unë se kush i sajon. Por sigurisht që më pas të shqetëson”, tha ajo.

Sipas këngëtares, ishin telefonatat dhe urimet e miqve dhe të afërmve që e detyruan të sqarojë se lajmet mbi shtatzëninë e saj nuk ishin të vërteta.

“Nga telefonatat e familjarëve, miqve, ato kanë qenë me urime, janë kënaqur, gëzuar, por pastaj fillojnë e bëhen të bezdisshme”, shtoi ajo.

Nuk mungoi as një “thumb” për të gjithë ato që sajuan këto lajme.

“Duan edhe ato një lajm që të hanë, të ushqehen”, tha Artjola.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se do të mjaftohet me përgënjeshtrimin e lajmit, duke mos ndërmarrë hapa ligjor ndaj mediave që publikuan këtë lajm.

Share With:
Translate »
36 Views