As foto shtatzënie, as video, as lajme, megjithatë Justin Timberlake jep lajmin: Jam bërë baba për herë të dytë

Më në fund Justin Timberlake ka treguar që është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e konfirmoi në daljen publike për ‘The Ellen DeGeneres Show’ që do transmetohet mbrëmjen e sotme.

“Ai është shumë i mirë dhe i mrekullueshëm. Askush nuk po fle, por jemi të emocionuar dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Justin për përjetimet e para me të birin.

Prezantuesja e njohur, Ellen ishte ndër të paktët persona që e dinte këtë lajm të bukur. Gjatë programit ajo tregon edhe si e mori vesh teksa fliste me videocall me Justin. Emri i djalit të dytë për çiftin është Phineas.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel u martuan në vitin 2012 dhe u bën prindër për herë të parë të Silas në prill të 2015-ës.

Share With:
Translate »
390 Views