As Harry, as William dhe as djemtë e tyre. Ky është nipi i preferuar i gjyshes mbretëreshë
Nga njëra anë është William, princi i kurorës që kryen të gjithë vizitat zyrtare dhe është pranë mbretëreshës në çdo kohë. Nga ana tjetër është Harry, që edhe pse i larguar nga shtëpia pretendon se është siguruar që mbretëresha të ketë rrotull njerëzit e duhur që nuk do t`i bëjnë keq. Kjo deklaratë e fundit nuk u prit fare mirë nga familja. Megjithatë, as Harry dhe as William nuk janë nipërit e preferuar të mbretëreshës.
Ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme të mos bjerë në sy, por njerëz pranë familjes mbretërore zbulojnë për mediat se Peter Phillips, nipi i parë, është i preferuari. Ai është 44 vjeç edhe është djali i vajzës së Elizabeth, Anne-s.
“Ajo ka qenë gjithmonë pranë Peter dhe e admiron mënyrën se si ai dhe motra e tij Zara e trajtuan veten si nip e mbesë të mbretëreshës, por pa tituj mbretërorë”, kështu thotë një mik i vjetër i Mbretëreshës.
Ishte Anne që vendosi për fëmijët e saj një jetë pa tituj dhe si njerëz të zakonshëm. Pak a shumë ashtu si Edward, djali i vogël i mbretëreshës, apo si Harry për fëmijët e tij.
Veç kësaj, thuhet se Peter është natyrë shumë e qetë dhe se i ka qëndruar shumë afër kushërinjve Harry dhe William kur humbën nënën. Pasi familja në atë kohë ndodhej në Balmoral, me pushime.
Princi Philip thuhet se e kishte gjithashtu të preferuarin e tij Peter-in. Ai thoshte se Peter është i hapur dhe sportiv, si dhe më i arsyeshmi nga të gjithë nipërit e tij.