Askujt s’ia priste mendja, ja çfarë nxënëse ka qenë Bleona në shkollë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Bleona Qereti, është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar dhe aktiv në media dhe në rrjetet sociale. Bleona është shumë e ndjekur dhe vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e saj ku nuk mungojnë edhe komunikimet me fansat.

Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe pak më parë ka publikuar në Instagram gjithë dëftesat e saj dhe letrat e lavdërimit që ka marrë kur ka qenë në shkollë. Siç shihet dhe nga fotot Bleona ka qenë një nxënëse shembullore dhe në të gjitha lëndët ka qenë me 9-ta dhe 10-ta.

“Notat  e mia në shkollë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përveç se të isha e mirë sepse mamaja ime do të më v.r.i.s.t.e nëse sillja një B në shtëpi”, ka shkruar Bleona pranë postimit të saj.

Share With:
Translate »
1088 Views