Askush nuk e dinte; Mimi Kodheli bëhet gjyshe: Bekim! Nusen e kam si…

Duket se programi ‘Më prit në fundjavë’ është shndërruar në shtëpinë e rrëfimeve ekskluzive plot dashuri. Deputetja Mimi Kodheli ishte e ftuara e Ermal Peçit, në një intervistë dominuar më ngjarje të veçanta familjare e profesionale. Askush nuk e dinte deri sa Kodheli ndau lajmin fantastik se është bërë gjyshe.

Jemi bekuar me nip, nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë dhe emocionet e të qënurit gjyshe. Ndjesia kur më erdhi nusja në shtëpi ishte si ta kisha vajzën timen.  Kur u bëra realisht gjyshe kuptova që kisha harruar dhe ti vishja çorapet një bebi“, ka thënë Kodheli.

Në familjen e saj e jo vetëm kanë dominuar meshkujt, ashtu si edhe djali e bekoi me nip. Ka munguar prezenca e nje vajze mes tyre?

Kam pasur motrën gjithmonë me vete. Ajo ka zëvëndësuar mungesën e vajzës. Edhe kur erdhi nusja, e pashë si vajzën time” – u shpreh Kodheli duke uruar që ndoshta do të bekohet në të ardhmen me një vajzë.

E mbërthyer nga emocionet, ajo foli me shumë dashuri për të atin e saj të ndjerë që e konsideroi ‘dritën në cdo tunel’ siç veçoi edhe pagëzimin e djalit të saj nga vet Nënë Tereza.

Share With:
Translate »
102 Views