Asnjë anomali te fëmijët nga vaksina

Pavarësisht se në shumë vende te botës është miratuar vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç në vendin tonë ende nuk po diskutohet ky vendim, pasi sipas ekspertëve të Komitetit të Vaksinimit, situata te fëmijët mbetet nën kontroll.

“Mendoj që në kushtet e tanishme situata e fëmijëve është nën kontroll. Nëse do të kemi ndonjë shtim të intensitetit, jemi në gatishmëri për stratetgji dhe protokolle të përditësuara”, tha kryetarja e Komitetit, Gjeorgjina Kuli.

Sipas disa studimeve, vaksina anti-Covid te fëmijët mund të shkaktojë miokardit, por deri më tani në vendin tonë Kuli thotë se nuk është regjistruar asnjë rast.

“Perikardite, miokardite, por të rikthyeshme në gjendjen fillestare. Në miliona fëmijë, janë më pak se 10 fëmijë me këtë komplikacion. Në vendin tonë nuk kemi vënë re”.

I rëndësishëm për eksperten mbetet vaksinimi i fëmijëve që kanë probleme shëndetësore.

“Fëmijët mbi 12 vjeç, sidomos ata me patologji ku kushtëzohet një dekurs pak më i rëndë I Covid-it, rekomandohet të bëjnë të dyja dozat e vaksinës”.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 3% e fëmijëve +12 vjeç.

Share With:
Translate »
172 Views