Asnjë antibiotik, vetëm kamomil. Si ndërroi jetë 7-vjeçari vetëm nga një infeksion

Asnjë antibiotik, vetëm kamomil dhe bimë të tjera të ngjashme. Asnjë “Takipirinë” veçse në rastet kur temperatura shkonte 40 dhe asnjë vaksinë. Ky rregull i zbatuar nga prindërit i mori jetën një 7-vjeçari italian të quajtur Francesco Bonifazi, që ka humbur jetën pas një infeksioni në vesh.

Prindërit e tij u dënuam me 3 muaj burgim për “mos ushtrimit e detyrimit për mbrojtjen e fëmijës” dhe listojnë gabimet e bëra nga sistemi “homeopati”, i bazuar në shërimin vetëm me trajtime alternative natyrale.

Vogëlushi humbi jetën në 27 maj të 2017-s për shkak të ndërlikimeve nga infeksioni në vesh, që sipas një hetimi mund të ishte kuruar me sukses me antibiotikë të dhënë në kohën e duhur.

Në vend të kësaj nga 7 deri në 27 maj, me këshillat e para të homeopatisë të dhëna nga Massimiliano Mecozzi me telefon, Francesco mori vetëm mjekime natyrale, pavarësisht se gjendja e tij përkeqësohej dita ditës. Ndërsa prindërit dyshonin se kjo kurë nuk po funksiononte, Mecozzi u shpreh se ishte një ogur se gjendja e tij po përmirësohej, përfshirë edhe për abscesin (masë qelbi) në vesh: “Është një shenjë që po pastrohet”. Ndërkohë fëmija nuk kishte oreks, vuante nga pagjumësia, kishte temperaturë deri në 39 dhe volumi i TV mbahej shumë lart se nuk dëgjonte.

Ndërsa prindërit kishin dashur të nisnin antibiotikët, i specializuari për homeopati kishte pranuar ta vizitonte vogëlushin, por kishte reaguar në mënyrë të revoltuar me arsyen se çdo gjë po shkonte në rregull.

Gjyqtarët fajësojnë rëndë edhe prindërit që kishin mbetur me këtë zgjidhje të vetme për të shpëtuar fëmijën e tyre.

Share With:
Translate »
1523 Views