Asteri, frymëzimi i këngës “Kodi i Jetës” nga mami Evi Reçi — surpriza e ëmbël e Festivalit në Panairin e Tiranës
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga “Klik Ekspo Group” në bashkëpunim me partnerin mediatik Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), është kthyer në një platformë kyçe për promovimin e artit dhe muzikës shqiptare.
Një nga momentet më të pritura të panairit është stenda e RTSH-së, ku Drejtoresha Artistike, Elhaida Dani, do të presë 12 këngëtarë pjesëmarrës të Festivalit të 64-të. Ky është një rast i vecantë për të prezantuar talentet e reja të muzikës shqiptare dhe për të promovuar këngët që do të konkurrojnë në festivalin më të rëndësishëm të vendit.
Ndër vizitorët më të veçantë të kësaj skene dje ishte vogëlushi Aster, djali i këngëtares Evi Reci dhe modelit Kledi Hysa. Edhe pse shpesh e shohim në rrjetet sociale dhe e njohim nga tulet e tij të ëmbla, prindërit kanë zgjedhur që fytyrën e tij ta mbajnë ende larg vëmendjes publike. Megjithatë, festivali na rezervoi një surprizë të këndshme.
Kënga e Evit, me titull “Kodi i Jetës”, i kushtohet pikërisht Asterit — dhe përmes vargjeve e notave plot ndjenjë, publiku pati mundësi të ndiente frymën e vogëlushit që fshihet pas tyre. Asteri është një ëmbëlsi e vërtetë, dhe vizitat e tij të shpeshta në punën e mamit duket se po rrisin një artist të ardhshëm që premton shumë për Shqipërinë. Shikoni vogëlushin në minutën e 49.08/Kids Time/