Atara po mëson të ecë këmba dorës dhe Orinda me Turin s’mund të ishin më shumë të lumtur
Dyshja kanë ndarë video teksa Atara ecën këmba dorës në shtëpi, ndërsa Orinda e ka lënë në lirinë e saj për të ecur e për t’u mësuar avash avash. Megjithatë emocioni i dy prindërve është i kuptueshëm dhe këtë e reflekton çdo video e tyre.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Prive”, Turjani theksoi se është shumë i lumtur dhe mezi pret edhe fëmijë të tjerë pas Atarës.
