Atmosferë festive, parada e Babagjyshëve në Korçë | Video
Parada e Babagjyshëve, një traditë 10-vjeçare e qytetit të Korçës ka mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët në mënyrë simbolike kanë shëtitur në rrugët e qytetit duke e bërë më të prekshme atmosferën festive të këtyre ditëve.
Së bashku me babagjyshët fëmijë e të rritur kanë shpërndarë çokollata dhe karamele për të rriturit duke sjellë një atmosferë të gëzueshme të shoqëruar edhe me një koncert festiv.
Marshimi i babagjyshëve ka nisur përgjatë pedonales dhe ka vijuar drejt katedrales së qytetit.
Qyteti i Korçës mbetet destinacioni i përzgjedhur për trusitët vendas dhe të huaj në ditët e fundit të vitit.