Aulona Musta sërish shtatzënë apo thjesht e ka tepruar pak me ushqimin?
Aulona Musta me bark, mbahet mend vetëm kur ka qenë shtatzënë në pritje të Amarës. Nuk mund të ndodhë ta shohësh sërish. Të paktën deri sonte. Moderatorja i konfuzoi të gjithë ndërsa publikoi në instagramin e saj një foto të pabesueshme me barkun e fryrë. Shtatzënë? Jo.

Të hash gjysmë shalqiri, shkruan ajo të bën direkt 5 muajshe shtatzënë pa shumë mundim.

Nuk ndodh shpesh që ajo t’ia lejojë vetës ta kalojë cakun, kur vjen puna te kujdesi për veten.



Por sonte siç duket ka bërë një lëshim. Herë pas here, ajo është shprehur se nëse nuk kujdeset në mënyrë të rregullt, duke qenë strikte me çdo gram që merr, sot do të ishte mbi peshë, për shkak të metabolizmit që ka. Aulona së paku sonte, i bëri të ndjehen mirë të gjithë ato vajza që punët me palestrën, nuk i kanë fort mirë. Por jemi të sigurtë, se Aulonën me bark tani do ta shohim kur të jetë vërtetë shtatzënë. /L.F-dritare.net