Aurela Basha e kalon të dielën në shtëpi, e bija e mëson si të bëjë “selfie”
Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela është shumë aktive kohët e fundit në Instagram. Ajo ndan herë pas here foto të ndryshme, si për shembull pjata të ndryshme, duke treguar se gatimi është një nga pasionet e saj më të mëdha.

Mirëpo, dje Aurela ka postuar një “selfie” me vajzën e vogël, Viktoria, duke u shprehur se ka qenë kjo e fundit që e ka mësuar se si të dal bukur.
