Aurela Gaçe: “Kur e mora vesh për shtatzaninë doja të ikja, por bashkëshorti…”
Aurela Gaçe: Kur dashuron nuk i ke në dorë ndjenjat e tua. Erdhi një moment që ne donim fëmijë, ishim të rritur të dy. Dhe kur kuptova që isha shtatzëne, i thashë që duhet të ikim. Ishte ai që këmbënguli që të qëndronim. Ok më tha, do ikim, do t’i japim fëmijës atë që ti do. Ti ku u rrite, ku u shkollove…jo po i thosha se nuk është njësoj. Më thoshte: sa bukur më flet për familjen tënde. Po fëmija jonë ku do ta gjejë gjyshen. Sot e kësaj dite, unë akoma e ndjej shijen e gatimeve të gjyshes. Dhe ai më tha: do t’i heqësh fëmijërinë? Sot jam e lumtur që dy vajzat po rriten me praninë e gjyshërve. Dhe nuk dua që fëmija im të jetë josocial. Ne jemi ballkanas, jemi të nxehtë, nuk bëjmë dot pa njerëz. Nuk është e njëjtë t’i marrësh prindërit jashtë. Sepse po t’i marrësh prindërit andej, ti i vret ata.
