Aurela Gaçe paska djalë e nuk paskemi ditur gjë, mirë ne por edhe ajo

Ne e dimë që Aurela ka energjinë e një djali, se është nënë e dy vajzave dhe bashkëshortja e Skerdit. Siç dimë se ka një motër dhe një vëlla.
Por gjithë kohës na paska “gënjyer” dhe shumë mirë na e ka bërë. Si nuk kemi mundur të marrim vesh që ajo ka një djalë?!

Në fakt bëhet për një lajm të rremë apo të shkruar pa kujdes. Një portal ka publikuar një lajm ku thuhet se Aurela bën dedikimin prekës për djalin. Lajmi ka arritur në veshin e Aurelës falë fanses së saj, të cilin këngëtarja e ndau me ne, duke thënë se as ajo nuk dinte gjë. Mos vallë e ka rrugës dhe bën kot? /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1007 Views