Aurela Gace për pjesëmarrjen e Daniela Tocit në Kënga Magjike: “Më kujton veten time…”
Edicioni i 20-të i Këngës Magjike pritet të fillojë shumë shpejt, ndërkohë që po bëhet përzgjedhja e artistëve të cilët do mund të performojnë në skenën e madhe. Një prej prej tyre është dhe Daniela Toci (ish konkurente në The Voice Kids) në bashkëpunim me Ardit Cunin me këngën e tyre “Qaj”. Që në fillimet e saj kënga është pëlqyer shumë dhe përkrahur nga këngëtarë të njohur.
Aurela Gaçe është ajo artiste e cila përveç fjalëve të mira për këngën u ndal tek e vogla Daniela. Gaçe shprehet se Daniela i kujton veten e saj, pasi kur ka qënë e vogël ka pasur vetëm ëndrrën në xhep dhe familjen që e ka mbështetur në çdo vendim.
“Nuk doja te filloja me postime sepse nuk do t’ja dilja dot ,pasi kam edhe miq , por ka edhe kengetare te rinj qe pacla se si njoh personalisht, meritojne vemendjen tone ..pasi ketyre u duhet me shume….Daniela me kujton veten time . E pafshim duke shkelqyer edhe kur te rritet…vetem mos u dorezo .” shkruan Aurela në postimin e saj në Instagram.
Më pas Daniela e falenderon për fjalët e shkruara, dhe Aurela ndalet duke i thënë se e ka ndjekur që në fillimet e saj dhe se i uron shumë fat për në vazhdim.

“Daniela Toci te kam ndjekur qe ne fillim, ne the voice of Albania. E njoh historine tende dhe prinderit e tu meritojne kaq shume qe nuk po te ndalojne e nuk po te pengojne. Perkundrazi, me gjithe veshtiresite qe keni, ata jane gati te sakrifikojne. Une jam rritur si ti, ne nje kohe tjeter sigurisht, por njesoj ,vetem me endrren ne xhep, dhe familjen qe me ka mbeshtetur ne cdo vendim. Te uroj shume fat yll i vogel.”
Aurela nuk i kursen fjalët e mira për këngëtarët e sidomos për ato me talent. Në Instagram, përpos këngës së Danielës dhe Arditit, ajo ka shpërndarë dhe disa nga këngët e pjesmarrësve të rinj në këtë edicion të Këngës Magjike duke treguar suport.
Kjo po që është artiste me kuptimin e plotë të fjalës!