Aurela Hoxha e tepron me alkolin: Vëllezërit menduan se nuk jetoj më

Modelja Aurela Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Aurela foli për marrëdhëniet e saj me alkoolin, ndërsa tregoi se pi shumë rrallë.

Gjithashtu moderatorja tregoi edhe për një rast ku ajo kishte pirë vetëm dy gota alkool dhe ishte bërë aq keq sa vëllezërit e saj menduan se kishte vdekur.

“Në ditëlindjen e vëllait në SHBA, shkova surprizë dhe gjatë festës një grua që punonte aty tha ‘T’i duhet të pish ndonje gotë sepse ne jemi mbledhur për të respektuar vëllain tënd’. Unë piva dy gota dhe u bëra shumë keq. U zgjova në shtrat dhe të gjithë ishin tmerruar, vëllezërit menduan se kisha vdekur. Por kur u zgjova i thashë që të qetësohen sepse e kam vetëm nga alkooli”, tha Aurela.

Share With:
Translate »
791 Views