Autobusi i shkollës përplaset me një ndërtesë, 47 persona të plagosur
Të paktën 47 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, mbetën të plagosur në një incident rrugor pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një ndërtesë.
Ngjarja ka ndodhur në Eberash të Gjermanisë. 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe rrezikojnë jetën.
Fillimisht, autobusi përplasi disa makina ndërsa në fund hyri brenda një dyqani me produkte elektrike. Arsyet e këtij incidenti tragjik ende nuk dihen. Autoritetet kanë hapur një hetim lidhur me rastin.


