Ava Max ndan këshillën e babait me ne: Për të njohur të ardhmen, duhet të punosh për të

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max po arrin sukses të madh në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngët e saj janë kthyer në hite dhe duket se ylli në ngjitje i popit ka fituar zemrën e fansave kudo.

Dhe këngëtarja ka rrëfyer këshillën e babait të saj për tu ngjitur në karrierë.

“Babai im gjithmonë më thotë se mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua por është në rregull, sepse më ka bërë të fortë,”-shkroi Ava Max.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të fundit “Torn”. Të martën pritet të nxjerrë edhe videoklipin e këngës.

Share With:
Translate »
490 Views