Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët: Një grua e re shtatzënë lindi!

Një fluturim i linjës Tiranë-Hamburg ka devijuar nga rruga e tij dhe është ulur në Vjenë. Fillimisht arsyet e devijimit të tij ishin ende të paqarta.

Mirëpo më vonë pasagjerët kanë njoftuar se janë mirë dhe kanë theksuar se një gruaje të re shtatzënë i kanë plasur ujërat dhe është detyruar të lindë në Vjenë. Sakaq, momenti i lindjes ishte një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.

Fatmirësisht, të dy, nëna dhe fëmija, janë mirë, dhe incidenti ka mbaruar pa komplikacione. Avioni vazhdoi më pas udhëtimin drejt Hamburgut pas uljes emergjente në Vjenë.

Share With:
Translate »
37 Views