Baba për herë të pestë, kryebashkiaku i Shijakut poston foton e ëmbël me familjen: Dua ta ndaj me ju këtë moment të gëzuar

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka publikuar një foto shumë të ëmbël në rrjete sociale, në një ditë speciale për të dhe familjen e tij.

Arbana ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të pestë, baba i një djali që të gjithë e kanë pritur në familje.

Ai ka postuar disa pamje ku shihet me bashkëshorten e cila ka barkun e rrumbullakosur dhe katër fëmijët, njëri më i gëzuara se tjetrin.

“I lumtur pafund që në familjen tonë së shpejti do të vijë në jetë një djalë. Priami do të bëhet me vëlla! Elma, Arja, Ambla, gjithashtu! Me entuziazëm dëshiroj të ndaja me ju këtë lajm të gëzuar të familjes tonë. Ema është në pritjen e ëmbël të një djali! Faleminderit Zot!”, shkruan Arbana krahas pamjeve në Instagram.

Share With:
Translate »
8981 Views