Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët

Një 40-vjeçar është denoncuar në polici nga fqinjët e tij, pasi prej tre ditësh mbante të izoluar në banesë djalin e tij 17-vjeçar.

Mësohet se ndaj të miturin është ushtruar dhunë psikologjike, pasi gjatë kohës që qëndronte në banesë babai i tij e ka kërcënuar me jetë adoleshentin.

40 vjeçari ka hipur në çatinë e pallatit dhe ka nisur të godasë forcat e rendit dhe familjarët që i bëjnë thirrje të dorëzohet, ndërkaq ai gjithashtu ka tentuar të hidhet nga çatia e banesës.

Ngjara ka ndodhur në “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij 17 vjeçar, nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat i kanë denoncuar komshinjtë.

 

Sipas të dhënave, 40-vjeçari Miri Duro, ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa.

Ai është arrestuar nga policia e Beratit dhe po merret në pyetje, për të zbardhur motivin që shtynë atë të merrte këtë veprim.

Share With:
Translate »
863 Views