Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 3-vjeçe, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Borsh, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Pasditen e sotme, në fshatin Borsh, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare. E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Share With:
Translate »
65 Views