Babai i 2-vjeçarit në Burrel që ndërroi jetë në çerdhe: S’kishte problem me zemrën
Një ngjarje tragjike u regjistrua para dy ditëve në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç humbi jetën në çerdhe. Djali ka qenë në çerdhe në momentin kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Babai i vogëlushit shprehet për BalkanWeb se djali i tij nuk kishte asnjë problem me zemrën.
“Ai ishte i qete dhe nuk kishte probleme shëndetësor. Djali pati një viroze të lehte dhe kishte ditë që e kishte kaluar. E çuam në çerdhe shumë mirë. Edukatorët na thanë se pas gjumit djali kishte vjellë. Ai humbi ndenjat në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Atë ditë nuk ishte i sëmurë, madje nuk vuante as nga zemra”, tha babai.