Babai i Alvin Berishës u morr peng nga ISIS! Dalin detaje të tjera rrëqethëse nga operacioni i shpëtimit
Alvin tashmë jeton i lumtur pranë familjes së tij në Itali, por së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja nga operacioni i shpëtimit të babait të tij, Afrim Berisha.
Në një intervistë për “Euronews”, Afrimi ka zbuluar se pasi vendosi që të shkonte vetë personalisht në Siri, ai është marrë nga ISIS, por ka shpëtuar pasi i ka dhënë 500 euro një luftëtari shqiptar.
“Mendoja vetëm për Alvinin. Nuk isha i interesuar për asgjë tjetër, e dija rrezikun që më kanosej, por çfarë mund të bëja. Kam ndenjur me javë në Siri, pastaj më kapën ato të ISIS, por shpëtova pasi i dhashë 500 euro një luftëtari shqiptar”, tregon babai i Alvinit.
Afrimi ka publikuar një letër nga i biri 11-vjeçar që e ka marrë vite më parë dhe në të ai përcaktonte qartë vendndodhjen e tij.
“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf – emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi. Të dua dhe më mungon. Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.
![]()
Pasi doli nga kampi, Alvin bëri një operacion në këmbë dhe tani gjendja e tij është e mirë.