Babai i binjakeve siameze në dilemë: “Do të jetojë vetëm njëra, nuk zgjedh dot kë të shpëtoj”

“Akulli dhe Zjarri”, kështu Ibrahim Ndiaye, ish-menaxheri senegalez përshkruan vajzat e tij Marieme dhe Ndeye: dy binjake siameze tre vjeçare që ndajnë bashkë aparatin tretës, mëlçinë dhe kanë tre veshka.

Ai fluturoi nga vendi i tij në Londër për të gjetur zgjidhje për të bijat.

Por spitali londinez ka dhënë vetëm gjysmën e shpresës: vetëm njëra nga të dyja do mund t’i mbijetojë ndarjes. Kështu, Ibrahim bën zgjedhjen e tij me zemër dhe besim duke thënë: vajzat do mbeten të bashkuara.

Ibrahimi është përballur me një vendim të pamundur dhe ky do jetë titulli i dokumentarit, realizuar nga BBC që pritet të dalë në transmetim shumë shpejt.

Ibrahim la Nigerinë, bashkë me vajzat siameze, gruan dhe katër fëmijët e tjerë të tij për të vajtur në Londër, ku foli me kirurgët e spitalit ‘Great Ormond Street Hospital’, një spital ky i specializuar për këto lloj ndërhyrjesh.

Por, professor Paolo De Coppi, kirurgu italian i ekipit mjekësor, i ka komunikuar një fakt gjysëm tragjik:   Ndeye nuk do mund t’i mbijetonte ndërhyrjes.

Ndeye është binjakja më e urtë, apo akulli siç e quan i ati. Por, është edhe ajo me zemrën më të dobët.

Përballë pamundësisë për t’i dhënë një aparat tretës, një mëlçi dhe një stomak të dyjave, është pikërisht Ndeye ajo që është e destinuar të mos jetojë.

Por Ibrahim ka bërë një zgjedhje ndryshe duke lënë besimin e tij si musliman dhe zemrën të vendosin. Ai nuk pranon të ‘vr asë’ asnjërën prej vajzave të tij. Edhe pse fati i tyre është i vulosur, duke qenë se brenda një kohe të shkurtër do vdesin të dyja.

“Do jem këtu me to, deri në fund “, tha Ibrahim

Share With:
Translate »
887 Views