Babai i divorcuar këshillon djalin e nusen: Të respektoni njëri-tjetrin sa të jeni gjallë
Enveri: Unë i thirra këtu sot për t’i dhënë në fillim fare një bekim, që këta të trashëgohen, të jenë të lumtur kudo që të shkojnë. Dua t’ju them dhe një këshillë, të respektojnë njëri – tjetrin, si Martini Kristinën dhe Kristina Martinin, sa të jenë gjallë. Të kenë mundësi të punojnë me nder. Unë dua që këta të jenë të lumtur bashkë me familjen që do krijojnë. Unë thashë, jam vërtet në gjendje të mirë shëndetësore. Mua mos ma kini merakun.
Ardit Gjebrea: Kur thua në gjendje të mirë shëndetësore, mos të ka shkuar mendja të krijosh dhe ti ndonjë familje?
Enveri: Po edhe ku i dihet.
Ardit Gjebrea: Do ia prezantosh tani Martinit se kjo ishte surpriza?
Enveri: Jo, s’kam akoma. Po e gjeta, pa miratimin e Martinit jo njëherë.
Ardit Gjebrea: Martin, babi ta dha bekimin, ti do ia japësh?
Martini: Po babai e ka parë dritën e diellit përpara meje kështu që…
Enveri: Do më vijë keq më shumë për Kristinën, pak kohë ka ndenjur me ne por është përshtatur shumë. Unë do t’i uroj rrugë të mbarë, edhe bashkim sa më shpejt me Martinin.
Ardit Gjebrea: Si do ia bësh tani që do të ikë Martini?
Enveri: Nuk e di. E di që lot do më dalin por janë lot gëzimi.
Ardit Gjebrea: Martin, cili është meraku yt për babin?
Martini: S’do jetë kurrë vetëm. 3 muaj këtu, 3 muaj atje do ta gjejmë një zgjidhje. Do e marrim dhe babin andej.