Babai i Edmondit rëndë në spital, familja Preka në prag të një humbje tjetër

Një tragjedi e vërtetë dhe që nuk ka fund duket ajo që i ndodhi familjes Preka në qytetin e Shkodrës. Edmondi dhe tre fëmijët e tij ndërruan jetë pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e së martës. Trupat e pajetë të viktimave u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa ditën e sotme, edhe Noemi 10-vjeçare, e cila mbahej në jetë përmes tubave, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Shumë e rëndë ka qenë goditja për familjarët, të cilëve iu mbyll dera e shtëpisë. Të gjithë e kanë përjetuar keq këtë ngjarje, por duket se zemra e babait të Edmondit, zotit Gjergji Preka, është ajo që nuk ka duruar dot. Bazuar në dëshmitë e dhëna për JOQ.al, Gjergji ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth një orë më parë në banesën e tij ka mbërritur ambulanca dhe ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Kur ka dëgjuar lajmin që i biri ka vdekur, ai pësoi infrakt, por e përballoi. Sot dyshohet se ka kaluar përsëri një tjetër atak kardiak dhe gjendja shëndetësore paraqitet shumë e rëndë. Sipas të dhënave të JOQ.al, burri rreth 67-68 vjeç ka shumë pak shpresa për t’i mbijetuar këtij ataku të dytë kardiak. Le të shpresojmë se situata do të ndryshojë dhe i moshuari do të mund të rikthehet pranë familjes së tij, në këto ditë të zeza për ta

Share With:
Translate »
1764 Views