Babai i Klodian Rashës përballet në gjykatë me ish-policin që i vrau të birin

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-efektivit të policisë të forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 Dhjetor 2020 në Tiranë.

 

Në seancën ku u vendos për kalimin e dosjes për gjykim, ishte i pranishëm edhe babai i Klodian Rashës, i cili është përballur me ish-policin që i ekzekutoi të birin.

Ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasje me dashje, Nevaldo Hajdaraj, i kërkoi ndjesë babait të 25-vjeçarit të ndjerë si dhe kërkoi falje publike për veprimin që ka bërë.

Nevaldo Hajdaraj kërkoi nga gjykata që ndaj tij të aplikohet gjykimi i shkurtuar, por mbetet për t’u pranuar ose jo kur të fillojë seanca e parë gjyqësore.

Ndërkohë, avokati i ish-policit Hajdaraj kërkoi që të rikualifikohet vepra penale ndaj efektivit, nga vrasje me dashje në vrasje në tejkalim të kompetencave. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata dhe përfundimisht dosja kaloi për gjykim në ngarkim të Nevaldo Hajdarajt për veprën penale vrasje me dashje.

Share With:
Translate »
443 Views