Babai i Meghan Markle thyen heshtjen: Vajza ime po më largon nga jeta e saj

Babai i dukeshës së Sussex, Thomas Markle ka dhënë së fundmi një tjetër intervistë për ‘DailyMail’ ku ka folur për marrëdhënien e ndërlikuar me vajzën e tij. Ai është shprehur se nuk ka pasur probleme midis tij dhe Meghan deri më tani, por ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur duke qenë se Markle ka qenë shtatzënë me djalin e saj, Archie.

Thomas shtoi se 38-vjeçarja po e largon nga jeta e saj dhe se ndihet shumë i zhgënjyer që nuk ka arritur ta takojë nipin e tij. Ai pohoi gjithashtu se dëshiron që dyshja mbretërore t’i dërgojë një foto të Archie-t në mënyrë që ta shohë dhe ta vendosë në murin e shtëpisë së tij.

Pavarësisht deklaratave të ndryshme të tij, dukesha ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme duke e injoruar të atin e saj si çdo herë tjetër.

Share With:
Translate »
435 Views