Babai i Miriam Canit që jeton në Gjermani: Dje një mjek gjerman më tha se infermieret më të zonja i kemi nga Shqipëria

Agim Cani është babai i këngëtares tonë Miriam Cani. Ai jeton në Gjermani dhe dje në një qendër vaksinimi ka takuar një mjek gjerman i cili i ka thënë fjalinë që ne shqiptarët e dëgjojmë gjithmonë për shqiptarët kur jetojnë e punojnë jashtë.

Dihet prej kohësh që shumë infermiere janë larguar drejt Gjermanisë ku punojnë atje. Gjermania me probleme me zanatet, por dhe bluzat e bardha i hapi dyert për të ndërhyrë në kohë me ngërçin që një vend i zhvilluar si ajo po haste. Arsyet ishin të shumta dhe politike, por ndërkaq nga Shqipëria kanë ikur jo pak bluza të bardha, kryesisht inferimere të cilat po shkëlqejnë në Gjermani.

Një rrëfim që babai i Miriam Canit tregon nga qyteti ku jeton e tregon më së miri. Ai e ka rrëfyer me krenari bisedën në një qendër vaksine kur thotë:

‘Dje në një bisedë me një mjek gjerman në një qendër vaksinash: Infermieret më të zonja për punë i kemi shqiptaret. Dhe më të bukurat!

Babai i Miriam Canit që jeton në Gjermani: Dje një mjek gjerman

Po në Shqipëri pyet babai i këngëtares? Edhe në Shqipëri ka shumë profesionistë, por prapë pyetja ka vlerë se pse jemi kaq të mirë kudo që shkojmë dhe pse nuk e vlerësojmë dot njëri-tjetrin, veten dhe punën tonë kur jetojmë këtu në Atdhe?

/Tiranapost.al.

Share With:
Translate »
1606 Views