Babai i trashëgoi 100 milionë dollarë, 50-vjeçarja ngelet “e varfër” por jo për faj të saj

Ajo është vajza e këngëtarit Elvis Presley dhe i ati i ka trashëguar plot 100 milionë dollarë.

Fjala është për Lisa Marie Presley, e cila sot ndodhet në pikë të hallit pasi pasuria e saj është zhdukur nga sytë këmbët.

Nga një miliardere, Lisa sot ka në llogarit ë e saj bankare vetëm 14 mijë dollarë dhe sipas “Reuters” këngëtarja fajëson ish-menaxherin bizneseve të saj, Barry Siegelin, i cili ia ka shpërdoruar pasurinë.

Vajza e Presley-t ka ngritur një padi kundër ish-menaxherit të saj nën akuzën e shpërdorimin dhe keq-menaxhimit të pasurisë me qëllim përmbushjen e ambicieve të tij.

Në dokumentet gjyqësore, Lisa Marie shkruan ndër të tjera se Siegel i kishte shitur 85% të aksioneve të saj tek Elvis Presley Enterprise, firmës që menaxhonte asetet e trashëguara nga ylli i muzikës Rock&Roll në vitet ’70.

Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja e pasurisë, ish-menaxheri i bizneseve të Lisa Marie Presley e ka lënë atë në një borxh prej 500 mijë dollarësh si shkak i vendimeve të tij.

Shumë do donin të ishin vajza e Elvis Presley-t, por askush në këto kushte.

Mega

Lisa Marie Presley arrives for the Elton John AIDS Foundation’s 12th Annual “An Enduring Vision” benefit gala at Cipriani Wall Street on Tuesday, Oct. 15, 2013 in New York. (Photo by Carlo Allegri/Invision/AP)

Share With:
Translate »
948 Views