Babai justifikon në gjykatë dhunën ndaj vajzës 6 vjeçe: E rraha se bezdiste të ëmën në telefon

Prokuroria ka ngritur një tjetër akuzë ndaj 27 vjeçarit nga Kamza të arrestuar për dhunë ndaj vajzës së tij 6 vjeçare.

Është ajo e “marrëdhënies seksuale me të mitur” Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë nëse e mitura është abuzuar seksualisht nga i ati.

Seanca sot në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës u mbajt me dyer të mbyllura dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” .

I arrestuari ka mohuar kategorikisht që e kishte abuzuar seksualisht por ka pranuar dhunën fizike, rrahjen me thupër duke justifikuar me arsyen se vajza e bezdiste në telefon të ëmën ndërsa kjo ishte në punë” 

 Madje ai thotë se e ka çuar vetë në spital.

Nga dosja mësohet se e mitura merrte nënën e saj në telefon duke i kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe mos ta linte vetëm me babin

Prokuroria e Tiranës mësohet se ka kërkuar ekspertim psiqik dhe analizat për përdorimin e mundshëm të drogës ndaj dy prindërve të 6-vjeçares.

Çifti ishte ndarë kur e vogla kishte qenë vetëm 1 muajshe dhe 2 muaj më parë kishin nisur bashkëjetesën përsëri në një familje.

27 vjeçari është mbrotjur nga një avokat kryesisht.

Share With:
Translate »
251 Views