Babai kyç foshnjën në makinë dhe shkon për t’u larë në det

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Greqi, në ishullin e Kretës. Një 26-vjeçar ka kyçur të bijën e tij 20-muajshe në makinë për t’u larë në rehatinë e tij në det.

Foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme dhe ngaqë oksigjeni në makinë ulej vazhdimisht. Fatmirësisht roja i plazhit e ka dëgjuar dhe ka njoftuar policinë.

Policia ka bërë të mundur hapjen e makinës dhe ka nxjerrë vogëlushen në kohë. Babai i saj është vënë në pranga, ndërsa ajo gëzon shëndet të mirë.

Burimi: Abc News

Share With:
Translate »
155 Views