Babai në Tiranë denoncon zhdukjen e vajzës: Pas mbarimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi
40-vjeçari me iniciale Xh.Gj, banues në fshatin Pezë e Madhe, ka bërë denoncim në polici ditën e djeshme për vajzën e tij. Vajza 18-vjeçare pasi ka mbaruar mësimin nuk është kthyer në shtëpi, kjo ka shqetësuar prindërit deri sa kanë vendosur të kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet për 18-vjeçaren. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.