Babai që të gjithë do të dëshironin: Ja çfarë bën David Beckham për të bijën

David Beckham na ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vogëlushen e tij Harper. Ata kalojnë shumë kohë bashkë dhe ai kujdeset në mënyrë të veçantë për të duke qenë se është edhe e vogla e familjes.

Mirëpo dje Berckham na ka treguar se kujdeset për të voglën e tij jo vetëm për ushqimin dhe hobitë e saj, por dhe për pamjen e saj të jashtme. Ai ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke i prerë majat e flokëve vogëlushes Harper dhe e ka shoqëruar postimin edhe me një dedikim.

“Dikush është e lumtur dhe dikush tjetër nuk është. Ama nuk mendoj se do të ishte e mundur që kjo vogëlushe të dukej më e bukur se kaq”, shkruan  Beckham krahas fotos ku shfaqet së bashku me të bijën.

Share With:
Translate »
929 Views