Babai vajton humbjen e djalit të vetëm: Atë kisha dritë syri
Viktori ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” djalin e xhaxhait. Shkak i konfliktit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është makina e djalit të vetëm të Viktorit që ka ndërruar jetë. Kushëriri pretendon se e ka blerë makinën, ndërsa Viktori kërkon ta mbajë në kujtim të të birit.
Viktor: Mua më ka marrë kushëriri makinën që ia ka dhënë çuni im. Ky pretendon tani sikur e ka blerë makinën. Makina është pa letra. Unë s’kam të drejtë as ta shes, as ta blej. Po unë kush jam? Unë jam babai i çunit. Nuk më vret se kushedi se sa lekë bën. Unë marr një 500 mijë Lekëshe në muaj që jam në prag të pensionit. Po pse ma bën hasha mua? Nuk të vjen zor ty? Unë për shenjë e dua i thashë, po unë shkoj blej një makinë në Durrës a Tiranë a ku ta gjej se i kam 5 Lekë. Po ik, ça bëhet kështu?!
Pas insertit, Viktori hyn në studio i përlotur dhe në gjendje të vështirë emocionale.
Viktor: Atë kisha. Edhe 100 të kisha, prapë atë do qaja por atë kisha dritë syri.
Ardit Gjebrea: Sa kohë u bë?
Viktor: 1 vit e gjysmë.