“Babai yt është vrasës”, britanikët rrethojnë shtëpinë e vajzës së Sergei Lavrov
Aktivistët protestojnë jashtë banesës luksoze të vajzës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Polina Kovaleva, vajza e gruas nga martesa e parë e Lavrov, është vënë në shënjestër të aktivistëve britanikë teksa protestuesit marshuan në apartamentin e saj luksoz në zemër të Londrës.
Me pankarta në duar protestuesit shkuan në shtëpinë e Polinës teksa ulërisnin “Babai yt është një vrasës”.
Polina zotëron një rezidencë madhështore në kryeqytetin britanik, me vlerë 4.5 milionë paund.
Për britanikët, Polina është bija e një krimineli lufte që pastron paratë e tij në vendin e tyre. Apartamenti i Kovalevas është në Kensington, në jug të Londrës, ku prej disa ditësh përballet me protesta para shtëpisë së saj.
